Free Software Foundation Europe (FSFE) është një organizëm joqeveritar, jofitimprurës dhe (në disa vende) bamirës kushtuar Free Software-it ku me Free nënkuptohet liria.
Aftësia për të pasur dhe punuar me software përcakton se cilët kanë mundësi të të marrin pjesë në një shoqëri shifrore. Kështu që, liria për të përdorur, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software -- siç përshkruhet tek përkufizimi i Free Software-it -- lejon pjesëmarrje të barabartë në epokën e informacionit.
Vështrimi i Free Software-it është ai i një baze të qëndrueshme për lirinë në një botë shifrore -- njëherazi në kontekstin ekonomik dhe shoqëroro-etik. Free Software-i është një piketë e rëndësishme për lirinë, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin në një shoqëri shifrore.
FSFE-ja i është kushtuar mbështetjes së tërë anëve të Free Software-it në Europë. Krijimi i shqetësimit mbi këto çështje, sigurimi i Free Software-it politikisht dhe ligjërisht, dhe dhënia e lirisë njerëzve përmes mbështetjes së zhvillimit të Free Software-it janë çështje qendrore të FSFE-së.
Për këto arsye, FSFE-ja u themelua më 2001 si organizmi vëlla Europian i Free Software Foundation në Boston, MA, USA. Secili është financiarisht, ligjërisht dhe personalisht i pavarur nga tjetri, duke mbetur pjesë të rrjetit ndërkombëtar Free Software Foundation.
Vështrimi i dytë, tashmë pjesë e FSFE-së, është ai i një Europe të bashkuar nën frymën e bashkëpunimit tej kufijve kulturorë.
Jo vetëm që na duhet të merremi me realitetin politik të Bashkimit Europian, i cili që tani mban një pjesë të madhe të qeverisjes që prek shoqërinë shifrore, por po e shohim veten duke punuar në një fushë ku dëgjohet gjerësisht zëri i shoqërive të mëdha shumëkombëshe. Të cilat priren të punojnë me një nivel shumë të lartë integrimi, bashkërendimi dhe qëndrueshmërie ndërmjet vendeve, në shkallë europiane dhe mbarëbotërore, çka u lejon të shtyjnë interesat e tyre më tej përmes taktikës "përça dhe sundo".
Te dhe me FSFE-në, qëndrojmë të bashkuar dhe veprojmë në nivele vendorë dhe ndërkombëtarë, duke ngritur një zë që nuk mund të shpërfillet.
Si një organizëm me rrënjë në kulturën dhe traditat Europiane, besojmë në dhe ndjekim parime themelorë si demokracia, shumëanëshmëria, bashkëpunimi, dialogu dhe tejdukshmëria.
Shkurt, veprojmë brenda një ngrehine të rrjetëzuar, mbi baza ekipesh, e cila është e hapur për këdo që ndan me ne kuptimin bazë të FSFE-së dhe që don të marrë pjesë.
Punojmë shumë për t´ju përmbajtur këtyre parimeve sa më shumë të jetë e mundur, edhe pse në disa raste bën vaki që realiteti, në trajtën e burimeve të kufizuar ose probleme të tjerë, të na bëjë të mos arrijmë idealet tona. Nëse mendoni që keni hasur një rast të tillë dhe mund të na ndihmoni të përmirësohemi, ju lutem përfshihuni, qoftë drejtpërsëdrejti, qoftë përmes ndonjërit prej organizmave bashkëpunëtorë tanët.
Si e shohim vetveten dhe më tepër:
Vetëkonceptimi i FSF Europës
Cilët jemi:
Ekipi i FSF Europës
Cili është ligjërisht përgjegjës:
Anëtarë të shoqatës
Si vihet në jetë:
Struktura Ligjore e FSF Europës
Sa kemimarrë dhe si e kemi
shpenzuar:
Rrjedha Paraje të FSF Europës
Cilët janë dhuruesit tanë:
Falënderime për GNU-të e FSF
Europës
Nëse doni të lidhni ¨site¨-in tonë:
Punime artistike dhe
Grafika të FSF Europës
Organizmat vijues janë organizma vëllezër të FSFE-së në rrjetin mbarëbotëror FSF. Po punojmë së bashku ligjërisht, financiarisht dhe personalisht, të pavarur nga njëri tjetri dhe në frymën e bashkëpunimit të barabartë.
Free Software Foundation North America
http://www.fsf.org
Free Software Foundation origjinal, i ndodhur në Boston, MA, USA.
Free Software Foundation India
http://fsf.org.in
Free Software Foundation Latin America
http://www.fsfla.org
Si një organizëm jofitimprurës, jemi në shkallë të gjerë të varur te njerëzit për t´i bërë veprimtaritë tona edhe të tyret -- ose duke u përfshirë, ose përmes dhurimeve. Ju lutemi ndihmoni!