Organizmat anëtarë shok janë të pavarur nga FSF Europa dhe krejtësisht të vetëqeverisur. Vetëfunksionojnë dhe vetëadministrohen plotësisht në të tëra anët (si p.sh. anëtarësia, statutet, financat e me radhë).
Të qenit anëtar shok do të thotë të jesh formalisht aleat dhe të kesh hyrje aty për aty te FSF Europa. Kështu që anëtarët shok janë zakonisht të përfshirë në komunikimin e brendshëm apo në procese marrjesh në shqyrtim. Gjithashtu do të punojmë së bashku pvr fushata dhe ngjarje si ekspozita.
Ngaqë shumë nga punët e zakonshme shpesh bëhen nga vullnetarë prej organizmash anëtarë shok, anëtarësimi në një nga këta organizma është një rrugë e lehtë për t'u përfshirë në veprimtaritë e FSF Europës.
Nëse doni të dini më tepër rreth statusit të anëtarit shok, të dhënat do t'i gjeni këtu.