Rruga më e drejtpërdrejtë për të mbështetur punën dhe qëllimet e FSF Europës është përmes punës vullnetare me gjëra që duhen bërë. Jemi tej mase të kënaqur me ndihmën që kemi marrë prej bashkësisë deri më sot dhe mirëpresim cilindo kontribues.
Nëse nuk e keni bërë ende, ju këshillojmë të regjistroheni te listat e postimeve të FSF Europës për të cilat jeni të interesuar dhe t'u hidhni një sy arkivave për të parë se çfarë është diskutuar deri këtu.
Nëse mendoni se mundeni dhe doni të ndihmoni në një prej fushave apo në një tjetër,
një postim te lista e përshtatshme është një rrugë e mirë për t'u përfshirë.
Nëse nuk gjeni një listë të përshtatshme për ta përdorur
mund të dërgoni email te ekipi ndërkombëtar
team@fsfeurope.org
.
Disa fusha të veçanta ku kemi nevojë për ndihmë:
Faqet Web janë bela e vazhdueshme. Mbajtja e tyre të përditësuara dhe të passhme në sa më tepër gjuhë të jetë e mundur lyp kujdes të vazhdueshëm. Në të njëjtën kohë janë një nga rrugët më të efektshme për t'u njohur me Free Software-in, çështje të shoqërisë shifrore dhe punën e FSF Europës.
Është e mundur dhe mjaft e çmuar të jipet ndihmesë qoftë rregullisht, qoftë ku e ku. Ju lutem shihni here më tepër të dhëna dhe udhëzime për t'ja filluar shpejt e shpejt.
Një çështje qendrore, përherë në kërkim përkthimesh, është faqja web, ku mund të gjeni diçka më tepër të dhëna më të hollësishme
Por nuk është vetëm faqja web që lipset të përkthehet dhe redaktohet. Nëse përkthehen, njoftimet për shtypin, broshurat dhe fletëpalosjet mund të mbërrijnë te më tepër persona.
Përkthimi dhe redaktimi i teksteve është një ndihmë e vyer në punën e FSF Europës dhe një mundësi e shkëlqyer për të marrë pjesë vetvetiu në veprimtaritë e FSF Europës pa detyrime afatgjatë. Kemi një faqe veçmas me të dhëna për përkthyesit.
FSF Europës i duhet të lidhet me njerëz jashtë bashkësisë për t'i bërë ata të kuptojnë që Free Software-i është diçka më tepër se thjesht program të shumë të mirë dhe të familjarizohen me FSF-në.
Një pjesë e rëndësishme e kësaj është të qenit të pranishëm në ekspozita. Por edhe pse normalisht ne mund të ofrojmë gjithçka që nevojitet për të rregulluar stenda të tilla, ka një gjë që thjesht nuk e prodhojmë dot: persona.
Na duhen vullnetarë për të qenë të pranishëm te stendat, të flasin me njerëzit, t'u spiegojnë filozofinë e Free Software-it dhe se ç'janë FSF-ja dhe Projekti GNU dhe thjesht të gjenden atje. Nuk ka gjë që duket më keq se sa një stendë ekspozite bosh. Gjithashu parapëlqejmë që organizimi i stendave të të bëhet nga vullnetarë vendorë.
Organizimi i paraqitjeve në ekspozita zakonisht bëhet nëpër lista në një gjuhë përkthimi ose tek lista e bashkërendimit të stendave.
Një tjetër rrugë për të mbështetur punën e FSF Europës janë dhurimet. Si edhe me çdo organizëm tjetër, efektshmëria e FSF Europës varet nga burimet e veta financiare. Te këta varen pagesat për personat që punojnë në apo për Free Software-in, shtypja e broshurave, posta për gazetarët dhe politikanët, krijimi i infrastrukturës për projektet dhe shumë e shumë të tjera. Nëse ndjeni se mund të kontribuoni financiarisht te puna jonë, më tepër të dhëna se si mund ta bëni këtë mund të gjeni te faqja jonë e dhurimeve.