Për shkak të pagesave jo të vogla për shërbime bankare që duhen paguar për shpërngulje ndërkombëtare parash, shpesh nuk ka kuptim për dhurime apo porosi të vogla të dërgohen para drejtpërdrejt te llogaria bankare e FSF Europës.
Për këtë arsye, mundeni të kontribuoni përmes kartash krediti ose mjete të tjera pagese të pranueshëm nga PayPal-i. PayPal-i nuk zbaton pagesë fillimi të një shërbimi, pagesa mujore, ose të ngjashme, por mban sidoqoftë 1.9% + $0.30 USD për çdo shpërngulje.
Ju lutemi përzgjidhni sa doni të kontribuoni
Free Software Foundation Europe dëshiron të shprehë falënderime për
mbështetësit dhe kontribuesit në mënyrë të dukshme. Ndaj do të donim t'ju
kërkonim të na tregoni te <office@fsfeurope.org>
se ku duhet t'ju dërgojmë një letër falënderimi. Do të donim gjithashtu të
vinim emrin tuaj te faqja jonë "Thank GNUs". Edhe nëse
parapëlqeni të mbesni i papërmendur, ju lutemi na tregoni si t'ju gjejmë, kështu që të
mund t'ju falënderojmë privatisht.
Nëse ju intereson të njoftoni kontributin tuaj haptazi, FSF Europa ofron gjithashtu disa butona sponsori për dhuruesit e vet.
FSF Europa falënderon tërë dhuruesit. Kontributi juaj na bën të mundur vazhdimin e punës.