Përkthime të kësaj faqeje

Si të Kihet Ndihmë për "Software" GNU

 [image of the Head of a GNU]


Free Software Foundation nuk ofron mbulim teknik. Misioni ynë është zhvillimi, ruajtja, dhe mbrojtja e "software"-it të lirë. Ua lëmë të tjerëve të nxjerrin bukën e gojës duke ofruar mbështetje. Ne i shohim programuesit si ofrues të një shërbimi, siç bëjnë edhe mjekët dhe avoketërit; si dija mjekësore ashtu edhe ajo ligjore janë lirisht të rishpërndarshme, por ta që merren me këtë të kërkojnë pagesë për shërbimin. Ndaj ju lutemi mos na dërgoni email apo telefonnoni Zyrën FSF për mbulim teknik.

Mund të keni Dokumentacionin për Projektin GNU përmes metodash të ndryshme, e ky mund t'u përgjigjej mjaft nga pyetjeve tuaja.

Strehojmë një numër listash postimesh rreth "software"-esh GNU. Listat e postimeve që fillojnë me help- janë lista për të pasur ndihmë nga bashkësia. Keni të passhme gjithashtu një listë të krijuar dorazi mbi listë postimesh GNU. Nëse nuk gjeni dot një listë postimesh për një program të caktuar GNU, atëherë ju lutemi përdorni listën e postimeve <help-gnu-utils@gnu.org>.

Drejtoria GNU e Shërbimeve (58k shenja) është një listë e personave që ofrojnë mbështetje dhe shërbime të tjerë këshillimorë. Gjendet edhe tek kartela `etc/SERVICE' tek shpërndarja GNU Emacs, dhe `/pub/gnu/GNUinfo/SERVICE' tek një strehë FTP GNU. Lidhuni me ne për të marrë një kopje ose për t'u listuar në të.

Nëse gjeni një mangësi në çfarëdo "software" GNU, duam ta marrim vesh. Ndaj, edhe kemi lista postimesh për "bug"-e në "software" GNU. Edhe kur nuk listohet një listë postimesh, zakonisht përmes vendndodhjes <bug-PROGRAM@gnu.org> do të mbërrini në vendin e duhur për të njoftuar një"bug" (përmes një aliasi). Kështu  pra, nëse gjeni një "bug" në versionin e pagëzuar të një programi GNU, ju lutemi të provoni të na e njoftoni në këtë rrugë.

Kur marrim një njoftim "bug"-u, zakonisht provojmë ta zgjidhim problemin. Edhe pse ndreqjet tona të "bug"-eve mund të duken si asistencë vetjake, nuk janë të tilla; janë pjesë e përgatitjeve për një version të ri të përmirësuar. Mund t'ju dërgojmë një arnim për një "bug" e kështu ju të mund të ndihmoni në provimin e ndreqjes dhe të garantoni cilësinë e tij. Nëse njoftimi juaj për një "bug" nuk merr zgjidhje nga ana jonë, ju prapë mund të merrni një prej një përdoruesi tjetër i cili lexon lista tonat postimesh për "bug"-e. Përndryshe, përdorni the Drejtorinë GNU të Shërbimeve (58k shenja).

Ju lutemi mos na kërkoni t'ju ndihim si të instaloni "software"-e apo si të mësoni ta përdorni--por na tregoni ama se si dështon një programth instalimi apo kur dokumentimi nuk është i qartë.

Së fundi, ju lutem mbani shënim që plot shoqëri sot rishpërndajnë "software" GNU, shpesh si pjesë e një shpërndarjeje GNU/Linux. Kur gjeni "bug"-e në një program GNU që e instaluat me një shpërndarje të dhënë GNU/Linux, shpesh është e dobishme të provoni fillimisht të njoftoni"bug"-un drejpërsëdrejti te shpërndarësi, jo te ne. Ndonjëherë, shpërndarësit ndryshojnë "software"-et GNU (ngaqë janë të lirë të bëjnë kështu!) ose punojnë me versione të vjetër. Ndaj, ata mund të jenë personat më të përshtatshëm kur gjendet një"bug" ngaqë mund t'i takojë një shpërndarjeje të dhënë.


Përkthime të kësaj faqeje:
[ Català | 简体中文 | 繁體中文 | Česky | English | Español | Français | Polski | Português | Română | Shqip ]